Bota

BE e shqetësuar për situatën në Gaza, von der Leyen: Dënoj sulmet pa kriter të Hamasit ndaj Izraelit

14 Maj 2021, 16:12 Nga DOSJA
BE e shqetësuar për situatën në Gaza, von der Leyen:

BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.

Unë dënoj sulmet pa kriter të Hamasit ndaj Izraelit,”– shkroi von der Leyen në Twitter të Premten.

Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen. Dhuna duhet të marrë fund tani. ”- vijoi ajo.

Very concerned by the situation in Israel and Gaza.
I condemn indiscriminate attacks by Hamas on Israel.
Civilians on all sides must be protected.
Violence must end now.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 14, 2021

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Lajm kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine ursula von der leyen lufta izrael-palestine ursula von der leyen

Sondazh

Poll