Sulmi izraelit vret 1 person dhe plagos disa në tjerë në kufirin libanez, po protestonin në mbështetje të palestinezëve
14 Maj 2021, 16:52Nga DOSJA
LIBAN– Një 21-vjeçar libanez ka vdekur nga plagët e marra si rezultat i sulmit izraelit pasi ai dhe të tjerët në një grup të rinjsh ishin përpjekur të kalonin një gardh sigurie në kufirin me Izraelin, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit.
Agjencia tha se një tjetër i ri ishte plagosur nga zjarri, pasi libanezët ishin mbledhur në zonën kufitare për të organizuar një protestë për të treguar solidaritet me palestinezët.
Më herët të premten, ushtria izraelite tha se një numër njerëzish në Liban kishin dëmtuar gardhin kufitar me Izraelin dhe kishin djegur një fushë në zonë. Tanket izraelite qëlluan si paralajmërim dhe njerëzit u kthyen dhe u larguan, tha ushtria.
Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.
ETIOPI- Një murgeshë etiopiane ka folur për situatën e rëndë që po ndodh brenda rajonit të izoluar në kryeqytetin e Tigray. Murgesha ka folur për The Guardian s...
IZRAEL– Presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka patur një takim me kryetarët e bashkive dhe ushëheqësit fetarë, për të diskutuar ngjarjet e fundit.“Kjo është shtë...
BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.“Unë...
IZRAEL– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli nuk kishte plane për t’u dorëzuar në sulmet e tij kundër Hamasit në Gaza, pas b...
KALIFORNI-Një grua që pretendon të ketë blerë biletën fituese në një short të Lotarisë në Kaliforni e ka humbur atë në lavanderi. BBC raporton se bileta fituese...
ITALI– Një shqiptar është përfshirë në një konflikt me stafin shkollës së djalit të tij në Itali. Sipas mediave italiane djali i tij nuk u lejua të hynte në mës...
AUSTRI– Flamuri izraelit po valvitet në ndërtesat zyrtare në Austri sot në shenjë “solidariteti”.“Unë dënoj me vendosmërinë më të madhe sulmet kundër Izraelit n...
FRANCË-Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit dhe bëri thirr...
INDI- Roja i pyjeve Kondali në shtetin e Assam ka gjetur të vdekur në rezervatin pyjor 18 elefantë. The guardian shkruan se rrufeja ose helmimi përmenden si shk...