Bota

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Sistemi shëndetësor do të shembet brenda një jave nëse vazhdojnë bombardimet

14 Maj 2021, 17:14 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Sistemi

PALESTINË– Doktor Midhat Abbas, një zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë të Gazës i tha Al Jazeera se nëse sulmet ndaj civilëve dhe zonave të brendshme vazhdojnë sistemi shëndetësor do të shembet.

Ne kemi jetuar nën rrethim për 15 vjet dhe me koronavirus për 1.5 vjet. Sot është dita e pestë e këtij agresioni që synon një popullsi shumë të dendur. Nëse ata numra vazhdojnë kështu në ditët e ardhshme, sigurisht që do të ketë një kolaps dhe nuk do të ketë hapësirë ​​në ministrinë palestineze të shëndetësisë. Kemi 2,200 shtretër në të gjithë Rripin e Gazës. Nëse kemi qindra njerëz çdo ditë, me siguri brenda një jave ose më pak spitalet do të jenë plot me pacientë dhe ne nuk do të dimë çfarë të bëjmë me të tjerët, “– tha Abbas.

Abbas tha se ende po sulmohen objektet shëndetësore, ku në totale është sulmuar një klinikë e urgjencave dhe dy spitale.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 121 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Lajm kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine midhat abbas lufta izrael-palestine midhat abbas

Sondazh

Poll