Bota

‘Nuk ka mbaruar akoma’, Netanyahu i vendosur për të vazhduar sulmet në Gaza

14 Maj 2021, 15:54 Nga DOSJA
‘Nuk ka mbaruar akoma’, Netanyahu i vendosur për të

IZRAEL– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli nuk kishte plane për t’u dorëzuar në sulmet e tij kundër Hamasit në Gaza, pas bombardimeve të mëdha që synonin islamikët në enklavën Palestineze.

Ata sulmuan kryeqytetin tonë, ata qëlluan me raketa në qytetet tona. Ata po paguajnë dhe do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë për këtë,”- tha ai pas konsultimeve të sigurisë në selinë e ushtrisë në Tel Aviv.

Nuk ka mbaruar akoma.”-përfundoi ai.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benjamin netanyahu lufta izrael-palestine benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll