Bota

‘U vendos në kontroll, faji ishte i qytetarëve’, zëdhënësi i Kurtit reagon pas dyndjes së të moshuarve për n

14 Maj 2021, 17:39 Nga DOSJA
‘U vendos në kontroll, faji ishte i qytetarëve’,

KOSOVË- Pas rradhës që është krijuar mëngjesin e sotëm para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka ka bërë të ditur se pritja e qytetarëve është vënë nën kontroll.

Arlin Manxhuka ka postuar një fotografi për të treguar se dyndja e qytetarëve tashmë është në kontroll.

“Është vendosur në kontroll pritja e qytetareve në sallën ‘1 Tetori’, që presin të vaksinohen. Fotografia është bërë në orën 12:00”, ka bërë të ditur Manxhuka në Facebook.

Rradha e të moshuarve ka ngjallur reagime të shumta në shoqëri, ku Qeveria është kritikuar për mosorganizim të procesit të vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë në reagimin e saj ka bërë të ditur se dyndja në sallën “1 Tetori” është shkaktuar pasi shumë qytetar nga komunat e tjera kanë ardhur për t’u vaksinuar në Prishtinë.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni arlind manxhuka ministria e shendetesise radha e qytetareve per vaksinimin ne prishtine arlind manxhuka ministria e shendetesise radha e qytetareve per vaksinimin ne prishtine

Sondazh

Poll