Bota

Duhet të ishin në karantinë! Djalin nuk ia lejuan të hynte në mësim, shqiptari shan dhe godet drejtorin e shkollës në It

14 Maj 2021, 15:43 Nga DOSJA
Duhet të ishin në karantinë! Djalin nuk ia lejuan të hynte

ITALI– Një shqiptar është përfshirë në një konflikt me stafin shkollës së djalit të tij në Itali. Sipas mediave italiane djali i tij nuk u lejua të hynte në mësim, pasi kishin thyer rregullat anti-Covid. Ata duhej të qëndronin në karantinë 14 ditore pasi sapo ishin kthyer nga Shqipëria.

Por 47-vjeçari shqiptar reagoi në mënyrë shumë agresive duke bërtitur dhe sharë të gjithë të pranishmit.

Pasi drejtuesit e shkollës njoftuan policinë, ai u largua mënjëherë së bashku me djalin e tij. Policia e gjeti shqiptarin dhe i vendosi gjobë pasi kishte thyer karantinën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni ngjarja ne itali shqiptari godet drejtorin e shkolles ngjarja ne itali shqiptari godet drejtorin e shkolles

Sondazh

Poll