Bota

Qeveria austriake valvit flamurin izraelit në të gjitha institucionet, Kurz: Dënoj sulmet kundër Izraelit nga Rripi i Gazës

14 Maj 2021, 15:41 Nga DOSJA
Qeveria austriake valvit flamurin izraelit në të gjitha institucionet,

AUSTRI– Flamuri izraelit po valvitet në ndërtesat zyrtare në Austri sot në shenjë “solidariteti”.

Unë dënoj me vendosmërinë më të madhe sulmet kundër Izraelit nga Rripi i Gazës,”- tha kancelari konservator, Sebastian Kurz në një deklaratë.

Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër këtyre sulmeve. Për të treguar solidaritetin tonë … ne kemi vendosur flamurin e Izraelit në kancelarinë dhe ministrinë e jashtme,”– shtoi deklarata.

Sipas BBC, në deklaratë thuhej se asgjë nuk justifikon më shumë se 1.000 raketa që Hamas dhe grupet e tjera terroriste që kanë qëlluar deri tani në Izrael nga Gaza.

Ne mbështesim fuqimisht sigurinë e Izraelit.“- tha ministri i jashtëm, Alexander Schallenberg.

Në vitin 2000, Izraeli tërhoqi ambasadorin e tij në Austri pasi FPO e e ekstremit të djathtë, një parti e themeluar nga ish-nazistët u bashkua me një qeveri koalicioni.

Marrëdhëniet janë përmirësuar shumë që nga ajo kohë dhe Kurz e ka bërë përparësinë e ngurtësimit të marrëdhënieve me Izraelin.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexander schallenberg lufta izrael-palestine sebastian kurz alexander schallenberg lufta izrael-palestine sebastian kurz

Sondazh

Poll