Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron flet me Netanyahun, i bën thirrje për kthim në paqe

14 Maj 2021, 15:32 Nga DOSJA
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron flet me Netanyahun, i bën

FRANCË-Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit dhe bëri thirrje për një kthim të paqes në rajon.

Sipas Aljazeera, Macron dënoi sulmet me raketa nga Hamas dhe tha se Izraeli kishte të drejtë të mbronte veten. Ai gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me gjendjen e popullatës civile në Gaza, e cila drejtohet nga Hamas.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 121 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 900 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benjamin netanyahu emmanuel marcon lufta izrael-palestine benjamin netanyahu emmanuel marcon lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll