Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

20 Maj 2019, 16:17 Nga DOSJA
Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

FIER– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, ku dy gra kanë mbetur të lënduara.

Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.G, 25 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy gratë: E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier aksident ne fier

Sondazh

Poll