Aktualitet

Të humbur prej 24 orësh në Theth, Policia shpëton 3 turistët anglezë

20 Maj 2019, 16:27 Nga DOSJA
Të humbur prej 24 orësh në Theth, Policia shpëton 3

SHKODËR–  Policia ka shpëtuar 3 turistë angelezë që kishin humbur duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit.

Turistët kishin humbur rrugën mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Qafë Thore. Pasi kishin kërkuar ndihmë, Policia dhe banorët të zonës ishin nisur në kërkim të tyree.

Pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës u vijnë në ndihmë turistëve anglezë në zonat turistike malore të Thethit.

Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

Policia e Shkodrës gjen rastin të falënderojë banorët e zonës, për sensibilizimin, angazhimin dhe humanizmin e treguar në disa raste të ngjashme gjatë muajve të fundit, ku së bashku u kanë ardhur në ndihmë turistëve që janë gjetur në vështirësi, për shkak të humbjes së rrugës apo kontakteve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humbin turistet ne theth policia shkoder humbin turistet ne theth policia shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 16:17

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

FIER– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, ku dy gra kanë mbetur të lënduara.Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M...