Aktualitet

Harrojeni “Baftjarin”, presidenti Meta ia merr këngës me Kozma Dushin për jetimët (VD)

20 Maj 2019, 15:34 Nga DOSJA
Harrojeni “Baftjarin”, presidenti Meta ia merr këngës me

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qënë i pranishëm sot në një eveniment të organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve. (Lexo këtu)

Në Facebook-un e tij ai ka postuar një video duke kënduar një prej këngëve hit të repertorit shqiptar “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Duke kënduar këngën bashkë me kreun e shtetit është edhe këngëtari Kozma Dushi, dhe dy aktorët e humorit Marjana Kondi dhe Marin Orhanasi.

“Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime! Me të mëdhenjtë e skenës dhe muzikës, Marjana Kondi, Marin Orhanasi dhe Kozma Dushi, përshëndetëm sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve, të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror, me një nga perlat e këngës shqiptare!,”– shkruan Meta.

Dy vite më parë, në të njëjtën ditë presidenti Meta zgjodhi që të shoqërohej nga Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku. Atëkohë Meta këndoi këngët e aktorit të humorit “Bajftari”. Mesa duket kësaj here presidenti ka zgjedhur që të zëvëndësojë Kallakun me aktorin tjetër të Portokallisë, Marin Orhanasin. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dita nderkomebetare e jetimeve ilir meta kozma dushi marin orhanasi marjana kondi dita nderkomebetare e jetimeve ilir meta kozma dushi marin orhanasi marjana kondi

Sondazh

Poll