Politike

Gjekmarkaj: Mbledhjet e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar duhet të jenë të hapura për publikun, PD ka vetëm një rrugë

14 Maj 2021, 11:31 Nga DOSJA
Gjekmarkaj: Mbledhjet e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar duhet

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, deklaroi sot se mbledhjet e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike duhet të bëhen me dyer të hapura. Gjatë diskutimit që ai pati në “Real Story”, publicisti tha se duhet të ketë një reflektim të gjerë që nga kupola e PD e deri tek anëtari më i thjeshtë.

“Jam shumë dakord që mbledhje të tilla të bëhen të hapura, edhe ditën, me kamera e me media. Ju them ato që kam thënë në mbledhjen e parë që bëri PD me kandidatët e deputetët fitues unë i thash sot, dhe këtë premtim u kam bërë qytetarëve lezhianë për këtë koherencë, ato që do i them atje, do i them edhe jashtë. Nuk kam asnjë lloj ndryshim qëndrimi, s’kam as frikë të flas, ato që i besoj do i them. jam shumë dakord që mbledhje të tilla të bëhen të hapura, sidomos në këtë rast, sepse është një gjë jetike për shoqërinë shqiptare, s’është një cështje e brendshme. PD s’ka asgjë për të fshehur në këtë pikë.” u shpreh Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj foli për tej edhe për transparencën që duhet të shoqërojë Partinë Demokratike në këtë proces. “PD ka një detyrë themelore sot, që të bëjë gjithçka duhet të bëjë një parti politike në një sistem demokratik për të mbrojtur demokracinë zgjedhjet e lira dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe ndershëm në një vend. Kjo është beteja principale, po krahas kësaj edhe nëse do të lejonte të vinte në pushtet PD pas një cikli politik duhet të reflektojë për veten për më tepër tani, është e domosdoshme dhe mendoj se do të ketë një reflektim”– tha Gjekmarkaj ndërsa u ndal edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë, mbledhje e cila pritet të zhvillohet ditën e dielë.

“Do ketë një mbledhje të strukturave të PD, duhet të ketë një reflektim e besoj do ketë një reflektim të gjerë, duke nisur nga kryetari i PD, Lulzim Basha dhe nga të gjitha strukturat. Besoj se ka vetëm një rrugë PD, rrugën e hapjes cilësore në kohën që na pret përpara. Ka nëvojë të ketë organizma dinamikë që t’i flasin shoqërisë, të ketë një kryesi funksionale dhe me emra të fortë, një këshill kombëtar efikas, të jetë pjesë e jetës politike të partisë të dëgjohet nga partia, pra të ketë një harmonizim të liderit me kryesinë, me këshillin kombëtar dhe me anëtarësinë, por gjithmonë përmes rekrutimeve cilësore përmes hapjes. Hapja dhe komunikimi me shoqërinë janë e vetmja rrugë për të ndikuar në ndërgjegjësimin e shoqërisë.” vijoi më tej Gjerkmarkaj.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj doreheqja e lulzim bashes reformimi i pd agron gjekmarkaj doreheqja e lulzim bashes reformimi i pd

Sondazh

Poll