Aktualitet

‘Nuk i kthejnë fugonat me pasagjerë’/ Shoferët në Korçë dalin në protestë: Dje që kishin nevojë për votat na puth

14 Maj 2021, 11:05 Nga DOSJA
‘Nuk i kthejnë fugonat me pasagjerë’/ Shoferët

KORÇË– Mesditën e sotme, shoferët e furgonave dhe autoveturave taksi në Korçë kanë dalë në protestë pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit, në kthim. Ata tashmë lejohen që të vijnë me pasagjerë drejt Korçës dhe më pas të kthehen bosh.

Për këtë arsye ata kanë dalë në protestë, duke kërkuar që të rikthehen siç ishin më parë. Ata shprehen për mediat se deri dje kur bashkia kishte nevojë për ndihmën e tyre në vota iu vinin pas ndërkohë që tani i gjobisin.


Nuk na lejn as në fshat të vejmë. Duam të na zgjidhet e drejta. Taksat i paguajmë, gjer dje që kishte nevojë për votat na falni për shprehjen na puthën bythën, tashi nuk vejmë dot të shkojmë në shtëpi. Me gruan isha dje më dënojnë. Na kanë thënë të lësh njerëzit dhe të ikësh. Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lekë të vjetra. Kemi 30 vite me këtë punë që prej një jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba”, shprehen ata.

 

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e shofereve ne korce proteste ne korce shoferet ne proteste protesta e shofereve ne korce proteste ne korce shoferet ne proteste

Sondazh

Poll