Aktualitet

Shkodra u zgjua nga stuhitë dhe reshjet e dëborës, drejtori i Ujësjellësit: Janë hapur të gjitha akset rrugore

14 Maj 2021, 09:57 Nga DOSJA
Shkodra u zgjua nga stuhitë dhe reshjet e dëborës, drejtori i

SHKODËR– Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër, Mark Molla, ka folur pas stuhisë  së pazakontë me të cilën qyteti u përfshi në orët e para të mëngjesit.

Në një prononcim për mediat, Molla tha se Shkodra është përballur me një situatë të pazakontë dhe në mëngjes ka qenë i vështirë qarkullimi në rrugë. Sipas tij, pas stuhisë është bërë e mundur hapja e akseve ku ka pasur probleme ndërkohë që aktualisht situata është përmirësuar.

Ishte një situatë e pazakontë ka bërë dëmtime, në frutikulture, janë bllokuar disa rrugë. Shkodra është përfshirë nga një valë shtrëngatash. Po punojmë për të bërë pastrimin e rrugëve me mjete dhe pastrimin sidomos zonave kryesore të qytetit. Lëvizja ka qenë e vështirë dhe vështirësi ka pasur edhe për fëmijët që shkojnë në shkolla, nuk ka asnjë aks të bllokuar. Po punohet për pastrimin e hyrjeve të banesave ku ka pasur sasi të madhe breshëri”, tha Molla.

Ditën e sotme, Qyteti i Shkodrës është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Vendi u përfshi nga një rebesh breshëri nga ora 2 deri në orën 5 të mëngjesit.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne shkoder mark molla debore ne shkoder mark molla

Sondazh

Poll