Aktualitet

Nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari në Fier, drejtonte mjetin në gjendje të dehur 

14 Maj 2021, 11:02 Nga DOSJA
Nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar,

FIER– Një 52 vjeçar në Fier është ndaluar nga policia pasi nuk iu bind urdhërit të efektivëve për të ndaluar. Policia bën me dije se ai ishte duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Volkswagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, dhe në momentin që i është bërë thirrja nga policia për të ndaluar, nuk iu është bindur urdhrit. Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, duke drejtuar motomjetin tip “Volksëagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së rendit publik për të ndaluar. Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 51 vjecari ne fier arrestohet 51 vjecari ne fier

Sondazh

Poll