Aktualitet

Shkrumbohen kasollet ku banonin dy familjet rome në Gjirokastër, Trimi: Zjarri më dogji dhe 3 mln lekë, i kisha fshehur posh

14 Maj 2021, 08:22 Nga DOSJA
Shkrumbohen kasollet ku banonin dy familjet rome në Gjirokastër,

GJIROKASTËR– Dy kasollet ku banonin familjet e Skënder Trimit dhe Gëzim Rivanit, pjesëtarë të komunitetit rom, janë shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirokastër ku dy kasollet të cilat ndodheshin pranë luginës së Drinos janë përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar zjarrin por dëmet materiale kanë qenë të paevitueshme. Fatmirësisht flakët nuk kanë lënë pas dëme në njerëz.

Njëri nga kryefamiljarët ka deklaruar se zjarri i ka djegur edhe tre milionë lekë të vjetra, të cilat ai i kishte fshehur poshtë dyshekut ku flinte me të shoqen. Trimi ka thënë se paratë janë djegur bashkë me ushqimet .

“Kishim tre milionë lekë të vjetra. Janë djegur. I kisha fshehur në dyshekun ku flija me gruan,”- ka thënë ai.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjen dy kasolle ne gjirokaster gëzim rivani gjirokaster skënder trimi digjen dy kasolle ne gjirokaster gëzim rivani gjirokaster skënder trimi

Sondazh

Poll