Aktualitet

Drogë në makinë, goditje me shufër hekuri dhe përndjekje, bien në pë pranga 6 persona në Tiranë

14 Maj 2021, 09:46 Nga DOSJA
Drogë në makinë, goditje me shufër hekuri dhe

Drogë në makinë, goditje me shufër hekuri dhe përndjekje, bien në pë pranga 6 persona në Tiranë

TIRANË– Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se janë kapur dy persona me drogë nga forcat ‘Shqiponja’, përkatësisht, E.K., 34 vjeç dhe A.G., 21 vjeç. Po ashtu, u ndalu një 27-vjeçar I.P., pasi Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Po ashtu, në pranga ra edhe një 26-vjeçar pasi në rrugën e Dibrës, gjatë një konflikti, ka kanosur me një shufer hekuri personin M. B.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. K., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

A.G., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në bashkëpunim me Seksionin e Kerkimit u kap dhe u ndalua shtetasi I. P., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 26 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, gjatë një konflikti, ka kanosur me një shufer hekuri shtetasin M. B.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Sh., 50 vjeç dhe Xh. D., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona arrestohen 6 persona

Sondazh

Poll