Aktualitet

Çmenduritë e motit! Shkodra zgjohet e zbardhur nga breshëri në mes të muajit maj, drejtori i Ujësjellësit: Hapen të gjit

14 Maj 2021, 06:38 Nga DOSJA
Çmenduritë e motit! Shkodra zgjohet e zbardhur nga breshëri

SHKODËR– Qyteti i Shkodrës është zgjuar i zbardhur nga breshëri mëngjesin e sotëm. Si rrallë herë, ndërkohë që nga dita në ditë pritet të hapet sezoni veror dhe qytetarët presin të bëjnë plazh, Shkodra është zbardhur.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al, rrugët e qytetit janë të mbuluara nga breshëri , pavarësisht se në shumë vende bardhësia e saj është zhdukur pas daljes së diellit.

Orët e natës kanë qenë të shoqëruara me reshje breshëri duke sjellë këtë situatë në qytetin verior të Shqipërisë. Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër, Mark Molla,tha se Shkodra është përballur me një situatë të pazakontë dhe në mëngjes ka qenë i vështirë qarkullimi në rrugë. Sipas tij, pas stuhisë është bërë e mundur hapja e akseve ku ka pasur probleme ndërkohë që aktualisht situata është përmirësuar.

Nga ana tjetër, sot në të gjithë vendin është parashikuar një mot me reshje shiu, vranësira dhe ulje temeperaturash. Mos dilni pa çadër!

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne shkoder shkoder shkodra zbardhet nga debora debore ne shkoder shkoder shkodra zbardhet nga debora

Sondazh

Poll