Aktualitet

Vrasja e Mehmet Qemës, policia kthehet pranë skenës së krimit, shpërthen derën e një magazine, brenda gjen një makineri

14 Maj 2021, 10:02 Nga DOSJA
Vrasja e Mehmet Qemës, policia kthehet pranë skenës së

TIRANË- Policia e Shtetit është kthyer pranë skenës së krimit ku mbeti i vrarë Mehmet Qema. Mësohet se unformat blu kanë shkuar në rrugën “5 Maji”, dhe në fokusin e tyre ka qenë zhvilimi i një operacioni për kontrollin e një magazine që përdorej nga Marjus Dema, i cili është vënë në pranga për vrasjen e Qemës.

Konkretisht, efektivët kanë kontrolluar një magazinë të marrë me qira nga një person me inicialet K.GJ, por që përdorej dhe nga Dema, brenda të cilës është gjetur një tjetër makineri që përdoret për prodhimin e monedhave BitCoin.

Mësohet se makineria është e ngjashme me atë që u gjet në lokalin ku u vra 27–vjeçari Mehmet Qema nga shoku i tij Marjus Dema. Makineria është sekuestruar dhe pritet që të zbardhen detaje në lidhje me veprimtarinë e saj. Makineria që u gjet në lokalin ku u vra Qema kishte muaj që kishte nisur prodhimin e kriptomonedhave, por nuk dihet nëse edhe kjo e sotmja është në të njëjtën fazë.

Gjithashtu po hetohet nëse makineria e gjetur sot, rezulton të ketë lidhje me të rinjtë që kishin krijuar atë që njihet si “Banda e 5 majit”, të cilët tashmë janë të gjithë në pranga pas vrasjes së Qemës.

Por çfarë ndodhi tri netë më parë?

Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë, pasi akuzohen se kanë pastruar skenën e krimit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

(f.m;f.g/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet makineria që prodhon bitcoins vritet mehmet qema gjendet makineria që prodhon bitcoins vritet mehmet qema

Sondazh

Poll