Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

14 Maj 2021, 06:31 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 56-vjeçari në

VLORË– Një 56-vjeçar me inicialet T.Z., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmur seksualisht një vajzë të mitur. Sipas njoftimit të policisë, 56-vjeçari është kallëzuar nga vetë 14-vjeçarja.

“Më ka ngacmur seksualisht,”- mësohet se ka thënë e vogla para uniformave blu. Pas këtij kallëzimi, efektivët kanë shkuar në banesën e 56-vjeçarit dhe e kanë vënë atë në pranga.

Pritet që i arrestuari të merret gjithashtu në pyetje për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 56 vjecari ne vlore vlore arrestohet 56 vjecari ne vlore vlore

Sondazh

Poll