Bota

Lufta Izrael-Palestinë, Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve: Mund të ngremë akuzë për krime lufte

14 Maj 2021, 10:03 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, Kryeprokurorja e Gjykatës

ITALI- Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve ICC, Fatou Bensouda iu ka bërë thirrje personave të përfshirë në luftën Izrael-Palestinë se mund të jetë targete të një hetimi në të ardhmen kundër krimeve të luftës. Në një deklaratë për Reuters, Bensouda tha se ajo do të vazhdojë hetimin edhe pa bashkëpunimin e Izraelit. “Këto janë ngjarje që ne po i shikojmë shumë seriozisht,” tha Bensouda.

“Ne po monitorojmë nga afër dhe kujtoj se një hetim është hapur dhe evolucioni i këtyre ngjarjeve mund të jetë gjithashtu diçka që ne e shikojmë.”

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 103 viktima, mes tyre 27 fëmijë dhe 580 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë që thyen kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota fatou bensouda lufta izrael-palestine fatou bensouda lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll