Bota

Lufta Izrael-Palestinë, Kreu i OKB: Kërkoj ndërprerje të luftimeve, konflikti i mëtejshëm do të rrisë radikalizimin në

14 Maj 2021, 09:12 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, Kreu i OKB: Kërkoj ndërprerje të

SHBA- Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka kërkuar palëve ndërluftuese në Izrael dhe Palestinë për të ndaluar luftën. Në një postim në Twitter, Guterres, shkroi se nga lufta deri tani kanë humbur jetën shumë persona të pafajshëm, dhe se zgjatja e konfliktit të mëtejshëm mund të rrisë radikalizimin e mëtejshëm në të gjithë rajonin. 

“Për respekt të frymës së Bajramit, unë apeloj për një de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe ndërprerjen e luftimeve në Gaza dhe Izrael. Shumë civilë të pafajshëm tashmë kanë vdekur. Ky konflikt vetëm mund të rrisë radikalizimin dhe ekstremizmin në të gjithë rajonin”,shkroi ai.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 103 viktima, mes tyre 27 fëmijë dhe 580 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë që thyen kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antonio guterres lufta izrael-palestine antonio guterres lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll