Bota

“Palestinezët nuk do shkojnë askund”/ Kongresmenia palestineze përlotet në Kongres: Duhet t’i japim fund sistemit që

14 Maj 2021, 09:03 Nga DOSJA
“Palestinezët nuk do shkojnë askund”/ Kongresmenia

SHBA- Kongresmenia amerikane Rashida Tlaib, me origjinë nga nga Palestina, ka bërë thirrje për të vendosur drejtësi në luftën mes Palestinës dhe Izraelit. Gjatë një fjalimi në Kongresin Amerikan, Tlaib, nuk i mbajti dot lotët, për shkak të padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Palestinës. Ajo gjithashtu ka reaguar edhe mbi mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, duke thënë se Palestinezët nuk do të shkojnë me asnjë vend, pavarësisht se sa ndihma, SHBA-ja i dërgon Izraelit. Ajo në fund të fjalës së tij, ka komentuar edhe një mesazh që një nënë nga Palestina i kishte dërguar duke i thënë se do të finte në një dhomë me fëmijët, në mënyrë që të vdisnin të gjithë së bashku.   

“Palestinezët nuk do shkojnë askund. Unë jam, për kolegët e mi, provë që palestinezët me të vërtetë ekzistojnë. Unë jam provë që ne jemi qenie njerëzore, kemi të drejtë të ëndërrojmë. Ne jemi nëna, vajza, nipër dhe mbesa. Ne jemi kërkues të drejtësisë. Dhe nuk pendohemi për luftën tonë kundër të gjitha llojeve të shtypjes. Dhe kolegët e mi, pa marrë parasysh sa para ju i dërgoni qeverisë së Izraelit, palestinezët nuk do shkojnë askund. Nëse do të përmbushim premtimin tonë për të drejta të barabarta njerëzore për të gjithë, është detyra jonë t’i japim fund sistemit që i ka nënshtruar palestinezët ndaj trajtimit çnjerëzor dhe racizmit për dekada. Po ju citoj diçka që një nënë palestineze më shkroi. “Sonte, unë do të fle fëmijët në dhomën tonë të gjumit që të mund të vdesim së bashku”, tha ajo ndër të tjera.

“Palestinians aren’t going anywhere.”

Representative @RashidaTlaib struggled to hold back tears in Congress as she questioned the US government’s “unconditional support” for Israel.

Other Democrats gave their “unwavering” backing to Israel. pic.twitter.com/dwjRi4HFzN

— Al Jazeera English (@AJEnglish) May 14, 2021

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 103 viktima, mes tyre 27 fëmijë dhe 580 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë që thyen kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine rashida tlaib lufta izrael-palestine rashida tlaib

Sondazh

Poll