Bota

Lufta Izrael-Palestinë, reagon presidenti francez, Macron: Dhuna duhet të ndalet!

14 Maj 2021, 09:13 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, reagon presidenti francez, Macron: Dhuna duhet

FRANCËPresidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkon pushimin e dhunës në luftën e nisur prej të hënës mes Izraelit dhe Palestinës. Ai i ka bërë thirrje për për armëpushim dhe dialog mes dy vendeve si mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin. Macron i kërkoi këtyre vendeve qetësi dhe paqe.

מערבולת האלימות חייבת להיפסק במזרח התיכון. אני קורא בתקיפות להפסקת אש ולדיאלוג. אני קורא לרגיעה ולשלום.
يجب ان تتوقف دوامة العنف في الشرق الأوسط. أناشد بقوة من اجل وقف إطلاق النار والحوار. أنادي للهدوء والسلام. https://t.co/FI2E0HNuWP

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 14, 2021


Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 103 viktima, mes tyre 27 fëmijë dhe 580 të plagosur.

Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

LAJMI KRYESOR: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(e.k;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota emanuel macron reagimi i emanuel macron per konfliktin izrael-palestine emanuel macron reagimi i emanuel macron per konfliktin izrael-palestine

Sondazh

Poll