Bota

2 milionë palestinezë brenda territorit, rritet frika për një luftë civile në Izrael

14 Maj 2021, 09:42 Nga DOSJA
2 milionë palestinezë brenda territorit, rritet frika për

IZRAEL- Situata në Izrael ka dalë jashtë kontrollit. Mediat e huaja raportojnë se ka një frikë shumë të shtuar për një luftë civile mes hebrenjve izraelitë dhe palestinezëve myslimanë. Presidenti izraelit ka kërkuar një zgjidhje të problemeve pa provokuar një luftë civile me 2 milionë palestinezë që jetojnë brenda territorit të Izraelit.

“Ne duhet t’i zgjidhim problemet tona pa provokuar një luftë civile që do të rrezikonte ekzistencën tonë, më shumë sesa të gjitha rreziqet me të cilat përballemi nga jashtë”, ka thënë presidenti Reuven Rivlin.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 103 viktima, mes tyre 27 fëmijë dhe 580 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë që thyen kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine reuven rivlin lufta izrael-palestine reuven rivlin

Sondazh

Poll