Bota

PAMJET/ Izraeli tregon “muskujt”, 7 mijë ushtarë dhe tanke në gatishmëri për të sulmuar… por si u ‘zgjua’ Gaza,

14 Maj 2021, 08:42 Nga DOSJA
PAMJET/ Izraeli tregon “muskujt”, 7 mijë ushtarë dhe tanke

GAZA- Me 103 kufoma dhe mbi 580 të plagosur, situata në Gaza është e rëndë. Trupat izraelitë janë vendosur atje që prej mbrëmjes së djeshme dhe presin të sulmojnë nga momenti në moment. Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, shihet se Gaza është e “shkatërruar”. Banorët kanë publikuar pamje në rrjetet sociale ku shihet tymi dhe gjurmët e luftës.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 103 viktima, mes tyre 27 fëmijë dhe 580 të plagosur.

Gaza residents evaluate the damage inflicted by Israeli bombardment of their homes, as tensions in the region show no sign of abating

Follow us on Telegram https://t.co/4xzXvnOzWv pic.twitter.com/veVwXoEwMH

— RT (@RT_com) May 14, 2021


Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Pastoralno jutro u kibucu uz zvuke topova koji se obično mešaju sa sirenama,detonacijama i eksplozijama.
Na snimku je iznenađujuće mirno i čuje se cvrkut ptica.
Treća neprospavana noć.Jedna od težih noći kako i za nas,tako i za njih.
U Gazi je uništen jedan ceo grad ispod pic.twitter.com/NlDrBjKZLX

— Kibucnik… (@kibucnik) May 14, 2021

 

Lajmi kryesor: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë që thyen kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll