Bota

Lufta me Izraelin! Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor përballen me dhunën e ushtrisë dhe terrorin e dëbimit

14 Maj 2021, 09:00 Nga DOSJA
Lufta me Izraelin! Palestinezët që jetojnë në Bregun

IZRAEL– Dhjetëra palestinezë janë plagosur në përplasjet në Bregun Perëndimor të pushtuar nga izraelitët, teksa tensionet mes dy vendeve janë në kulm. Al Jazeera raporton se 8 palestinezë janë plagosur të enjten, kur izraelitët kianë sulmuar familjet në fshatin Duwwaneh afër Hebron. Katër prej tyre kishin nevojë për shtrim në spital, sipas burimeve lokale.

Ndërsa 34 palestinezë të tjerë janë plagosur në përplasjet me ushtrinë izraelite gjatë natës në zona të ndryshme të bregut Perëndimor. Përplasjet ndodhën pasi palestinezët e Bregut Perëndimor dolën në rrugë në shenjë solidariteti me Palestinezët e Hamas që po luftojnë në Rripin e Gazës.

Tensionet kanë shkaktuar jo pak viktima. Të mërkurën, adoleshenti palestinez Rashid Abu Arreh u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite në Tubas, në veri të Nablus, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Disa orë më parë, 26-vjeçari Hussein al-Titi, 26 ishte qëlluar për vdekje gjatë protestave kundër ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve al-Fawwar, thanë burimet mjekësore.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 103 viktima, mes tyre 27 fëmijë dhe 580 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

Lajmi kryesor: Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë që thyen kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll