Bota

Rradhë të gjata në procesin e vaksinimi në Kosovë! Të moshuarit ‘ngjitur’ me njëri-tjetrin, ndërhyn policia

14 Maj 2021, 08:19 Nga DOSJA
Rradhë të gjata në procesin e vaksinimi në Kosovë!

KOSOVË– Në një pikë vaksinimi në Prishtinë, është krijuar kaos për shkak të radhës së madhe të qytetarëve mbi 65 vjeç, të culët duan të vaksinohen.

Siç duket në fotot e mëposhtëme, janë mbledhur mbi 100 persona, të cilët presin në radhë të marrin vaskinën e tyrem, në pikën e vaksinimit ‘1 Tetori’. Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur ndarjen e turmës. 

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Shëndetësisë së sKosovës, e cila ka sqaruar se radha e gjatë është bërë pasi qytetarët nuk kishin shkuar në pikat e tyre të vaksinimit sipas njoftimit të bërë, por ishim bledhur të gjithë në një vend. 

Grumbullimet e krijuara sot para sallës “1 Tetori”, vjen si pasojë se aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre.  Me që vaksinimi kundër COVID-19 është proces dinamik që do të vijojë deri në vaksinimin e të gjitha kategorive të parapara në Planin e vaksinimit, luten qytetarët që të përcjellin njoftimet e MSh-së dhe t’i shmangin grumbullimet para qendrave të vaksinimit përderisa mundësia e vaksinimit do të jetë e hapur çdo ditë në secilën komunë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar politikanë dhe analistë, të cilët shprehen të shqetësuar për radhën e gjatë të krijuar, e cila përbën rrezik për përhapjen e COVID. 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni radhe ne procesin e vaksinimit vaksinimi ne kosove radhe ne procesin e vaksinimit vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll