Aktualitet

VIDEO/ Rinis transporti i parave nga Rinasi, policia shoqëron makinat e blinduara

20 Maj 2019, 14:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Rinis transporti i parave nga Rinasi, policia shoqëron makinat e

Dy muaj pas megabritjes në Rinas, ‘Austrian Airlines’ rinis transportin e parave nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës drejt Vjenës. Në videon e siguruar nga “Balkanweb” shihen makinat e sigurisë private teksa mbërrijnë në pistë pranë avionit që do të transportojë paratë e bankave të nivelit të dytë.

Ashtu si duket edhe në pamje, në pistë qëndron gjithashtu në furgon policie, si edhe efektivë të armatosur për mbarëvajtjen e ngarkimit të thasëve me para në avion.

Masat e sigurisë duket se janë shtuar, pas megabritjes së ndodhur më 9 prill të këtij viti, kur banda e grabitësve, mundi të afrohet me furgon deri në barkun e avionit nga ku mori më pas thasët me para.

Pas kësaj ngjarjeje, kompania austriake e fluturimit ‘Austrian Airlines’, pezulloi transportin e ngarkesave me vlerë si një masë emergjente transportin e parave drejt Vjenës ndërsa në një korespondencë me Neës24, tha se ky fluturim do të kryhej pas një inspektimi që kompania do të kryente në të gjithë departamentet.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas transporti i parave grabitja ne rinas transporti i parave

Sondazh

Poll