Politike

“Kush pengon zgjedhjet, nuk shkel më në SHBA”, Rama-deputetëve: Njerëzve t’u bëhet këngë kjo

20 Maj 2019, 10:33 Nga DOSJA
“Kush pengon zgjedhjet, nuk shkel më në SHBA”,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një porosi të qartë të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste, se  zgjedhjet nuk do të shtyhen. 

Ai ka sulmuar dhe opozitën, duke thënë se të gjithë ata që do të pengojnë procesin zgjedhor nuk do të shkelin në Evropë dhe SHBA.

Rama ka thënë të gjithë deputetëve që të shkojnë derë më derë, qytet më qytet, e fshat më fshat, komunikim për rreziqet e atyre që prishin zgjedhjet.

Këto deklarata të Ramës janë bërë gjatë mbledhjes se Grupit Parlamentar, gjatë të cilës ka dhënë porosi të qarta për nisjen e fushatës së zgjedhjeve.

Më tej burime nga PS bëjnë me dije se Kryeministri ka thënë se deputetët kanë për detyrë që tu thonë njerëzve se kush cënon procesin zgjedhor nuk shkel më në BE dhe në SHBA. “T’u bëhet këngë kjo”, mësohet të ketë thënë numri një i qeverisë.

Por a qendron ky pretendim i kryeministrit?

Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ, e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

Në një prononcim për Dosja.al, Kume u shpreh se legjislacioni shqiptar nuk e parashikon këtë gjë.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, dënimi më i madh që mund të marrë një person që ndikon në prishjen e procesit zgjedhor është 8 vite burg, por jo ndalim hyrje në vendet e BE apo SHBA.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e grupit te ps rama me deputetet rama ne mbledhjen e grupit edi rama mbledhja e grupit te ps rama me deputetet rama ne mbledhjen e grupit

Sondazh

Poll