Aktualitet

Vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema, prokuroria kërkon burg për Marjus Demën, arma dërgohet në laborator për ekspertizë

13 Maj 2021, 08:41 Nga DOSJA
Vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema, prokuroria kërkon burg për

TIRANË– Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktoj arrest me burg për Majrus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armbajties pa leje. Arma e sekuestruar tip pistolete është dërguar në laboratorin e policisë për tu ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi tre netë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marjus dema mehmet qema vritet mehmet qema marjus dema mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll