Aktualitet

“Banda e 5 majit” përgjak Tiranën/ Vritet Mehmet Qema, shoku provoi fatin dhe e qëlloi me plumb në zemër! Vetëdorëzohet sot në polici, dëshmia: S’doja ta vrisja, e bëra pa dashje! (ZHVILLIMET)

  • “Banda e 5 majit”/ Kush është Mehmet Qema, miku i VIP-ave që u vra një natë më parë nga dora e shokut
  • Kush janë miqtë e viktimës dhe autorit që janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe shoku i Stresit
  • VIDEO–MOMENTI/ Çasti kur vritet Mehmet Qema, Marjus Dema i drejton armën dhe e qëllon
  • Marjus Dema dhe Mehmet Qema ishin miq të shqiptarit që vuri rresht për një dhe ‘alarmoi’ ushtrinë greke
  • Fshehu gëzhojën që goditi në zemër “Djalin e Gjatë” tek 5 maji! Kush është Frenkli Myftari
  • Vritet Mehmet Qema. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në lagjen e Qemës, ku viktima bashkë me autorin dhe disa djem të tjerë, ishin mbledhur të pinin në një lokal, pavarësisht se ora policore kishte kaluar. Në gjaknxehtësi e sipër Marjus Dema ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në një distancë mjaft të afërt mikun e tij.Qema ka rënë në tokë, ndërsa autori është larguar.
    Featured image of article: “Banda e 5 majit” përgjak Tiranën/ Vritet Mehmet Qema, shoku provoi fatin dhe e qëlloi me plumb në zemër! Vetëdorëzohet sot në polici, dëshmia: S’doja ta vrisja, e bëra pa dashje! (ZHVILLIMET) Marjus Dema, Mehmet Qema dhe momenti i vrasjes

    TIRANË– Mehmet Qema, banues në rrugën “5 Maji”, 27 vjeç dhe një person pa precedent penal është ekzekutuar me armë zjarri nga miku i tij Marjus Dema. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në lagjen e Qemës, ku viktima bashkë me autorin dhe disa djem të tjerë, ishin mbledhur të pinin në një lokal në zonën e “5 majit”, pavarësisht se ora policore kishte kaluar.

    Rreth orës 23:40, pasi shtatë të rinjtë kishin kthyer disa gota me alkool, situata në lokalin që shumë shpejt do të kthehej në skenë krimi, nuk po dukej më aq miqësore. Këtu nisi konflikti mes Demës dhe Qemës. Në gjaknxehtësi e sipër Marjus Dema ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në një distancë mjaft të afërt mikun e tij duke e lënë të vdekur në vend. 

    Qema ka rënë në tokë, ndërsa autori është larguar për tu vetëdorëzuar paraditen e sotme në Drejtorinë e Policisë Tiranë. 28-vjeçari Marjus Dema bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari është vetëdorëzuar në polici. Ai ka deklaruar se nuk ka patur qëllim ta vriste shokun e tij, pasi ishin miq. 

    Pesë personat e tjerë janë nisur të çojnë në spital 27-vjeçarin, por fatkeqësisht Mehmet Qema mbërriti pa shenja jete në duart e bluzave të bardha. Plumbi në gjoks i kishte prekur zemrën, duke bërë që Qema të ndërronte jetë.

    Ende nuk dihet saktësisht shkaku që nisi konfliktin mes dy miqve që në shumë foto të publikuara, pozonin duke buzëqeshur krah njëri-tjetrit. Dosja.al ka siguruar sot fotot e viktimës, një i ri me tatuazhe dhe të autorit gjithashtu.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sot në polici janë shoqëruar rreth 10 persona, të cilët kanë dijeni apo kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Ata do të merren në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Në kërkim janë shpallur edhe pesë personat e tjerë. Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 

    Ndërkohë që policia vazhdon hetimin për ngjarjen, dy janë pistat kryesore të hetimit. E para se i riu është vrarë nga pakujdesia ndërsa e dyta se ai është ekzekutuar për shkak të një konflikti të çastit. Një tjetër version që ka dalë në media është se djemtë po luanin ruletën ruse, dhe se “fati” i keq i ka rënë Mehmet Qemës. Por edhe në këtë rast, pistoleta mulli nuk është gjetur.

    Por kush janë djemtë e lojës “ruleta ruse”?

    Ata nuk janë emra të panjohur për Policinë e Shtetit. Të njohur edhe si “banda e 5 majit”, djemtë problematikë njiheshin për miqësinë e tyre me reperat shqiptarë si Stresi, Marini dhe Meriton Mjekiqi. Disa prej tyre edhe janë ndaluar nga policia për konsum të lëndëve narkotike dhe më pas janë lënë të lirë.

    (f.m;f.g/dosja.al)

    • 0:00

      Vrasja e Mehmet Qemës tek “5 Maji”/ 6 të arrestuar, 1 hetohet i lirë, AKUZAT që rëndojnë ndaj tyre

      Momenti i vrasjes

      Marjus Dema, Frenkli Myftari, Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuliano Koçi janë arrestuar nga Policia e Shtetit për vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, jashtë një lokali në zonën e “5 Majit”. 28-vjeçari Dema, i cili qëlloi mbi shokun akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ndër të prangosurit e tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Për të njëjtat vepra penale akuzohet dhe 23-vjeçari, M. H., por ky i fundit do të hetohet në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek.

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Tiranë

      Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. D., 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”; E. P., 25 vjeç, B. H., 28 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim: B. A., 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

    • 18:01

      Fshehu gëzhojën që goditi në zemër “Djalin e Gjatë” tek 5 maji! Kush është Frenkli Myftari, sportisti që nxorri Shqipërinë kampione 7 vite më parë, jetonte me sloganin “Shijoje grushtin”

      Frenkli Myftari dhe Mehmet Qema

      Frenkli Myftari, 29 vjeç, është një prej të rinjve që dëshmoi vrasjen e Mehmet Qemës, i njohur me nofkën “Tallman” (Djali i gjatë). Dosja.al ka mësuar se Myftari është shpallur kampion bote në “Kick-Boks” më 2 Maj të vitit 2014, në disiplinën “loë kick” duke i dhuruar Shqipërisë një medalje ari për peshën 81 kilogram. Ai është pronari i një shkolle “kick-boksi” në Tiranë, e cila njihet për sloganin: Enjoy the punch! (Shijoje grushtin)

      I riu njihej për miqësinë e tij me bandën e “5 majit”, duke luajtur një rol thelbësor në vrasjen e Qemës. Dyshimet kryesore janë se gëzhoja e plumbit që vrau Mehmet Qemën u fsheh nga Frenkli Myftari ndërsa pistoleta u hoq nga Xhuliano Koçi. Dy miqtë e Marjus Demës kanë pastruar lokalin, madje bashkë me Mariu Halilin kanë hedhur mbeturinat në kosh. Ky pastrim sipas policisë ka pamundësuar edhe kërkimin për lëndë narkotike që dyshohet se po konsumonin të rinjtë para vrasjes. Disa orë pas vrasjes së “Tallmanit”, 28-vjeçari Marjus Dema bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari kanë shkuar bashkë për t’u  vetëdorëzuar në polici. Sportisti i njohur akuzohet për moskallëzim krimi.

    • 15:18

      Vrasja e Mehmet Qemës, gjendet pas disa orësh arma me të cilën Marjus Dema qëlloi mbi shokun e tij

      Pas më shumë se 16 orësh nga vrasja e Mehmet Qemës, është bërë e mundur gjetja e armës me të cilën Marjus Dema qëlloi shokun e tij për vdekje. Autori i dyshuar i ngjarjes në polici tha se armën e kishte sjellë në tavolinë vetë viktima, ndërsa nuk dihet ende vendi se ku u gjet ekzaktësisht pistoleta.

    • 14:29

      Panë të gjithë skenën e krimit, vetëdorëzohen ne polici shokët e Mehmet Qemës

      Të gjithë shokët e Mehmet Qemës, të cilët ishin prezent në momentin kur ndodhi vrasja janë vetëdorëzuar. Mësohet se të rinjtë janë paraqitur vetë në komisiariat. Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi janë të rinjtë që u dorëzuan në polici pasi ishin në kërkim për moskallëzim krimi dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

      Ndërkohë më herët është doëzuar në polici dhe autori i ngjarjes, Marjus Dema. Përballë efektivëve ai është shprehur se nuk e bëri me qëllim e se i vjen keq për shokun që u nda nga jeta.

    • 14:35

      Çfarë ndodhi gjatë arratisë? Vrau Mehmet Qemën me armë zjarri, Marjus Dema tentoi vetëvrasjen, shokët ia morën armën nga duart

      Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri Mehmet Qema nga shoku i tij Marjus Dema. Pas krimit, ai është arratisur së bashku me shokët që panë të gjithë krimin. Mësohet se në kohën kur Dema dhe të rinjtë e tjerë ishin në arrati është tentuar dhe vetëvrasje nga autori i krimit.Kanë qënë shokët e 28-vjeçarit, ata që ia kanë marrë armën nga dora dhe kanë bërë të mundur që të mos ndodhte një tjetër vrasje.

    • 14:09

      Pamjet nga vila e bardhë në ‘5 Maj’!/ Banda kishte ngritur brenda saj laborator Bitcoin-i, vrasja e Mehmet Qemës ndodhi poshtë strehës së tyre

      ‘White house’ në ‘5 Maji’ është vendi ku ndodhi vrasja me armë zjarri e Mehmet Qemës nga shoku i tij, Marjus Dema. Vila e bardhë, ishte streha e djemve, ku brenda saj kishin ngritur dhe një laborator për krijimin e Bitcoin-it. Aktualisht është arrestuar Marjus Dema, personi i cili qëlloi me armë zjarri drejt Mehmet Qemës. Përballë efektivëve ai ka shpërthyer në të qara duke u shprehur se nuk e bëri me qëllim e se i vinte keq për shokun e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në një kafene e cila është ngjtur me banesën ku qëndronin të rinjtë.

    • 14:05

      DINAMIKA/ Tavlla duhani&Red Bull, djemtë e 5 majit ndihmuan Marjus Demën, Frenkli Myftari fshehu gëzhgojën dhe Xhuljano Koçi pistoletën... çuan viktimën me BENZ në spital dhe u zhdukën

      Mehmet Qema dhe momenti i vrasjes

      Një skenë krimi e pastër ka qenë ambienti i lokalit te rruga 5 maji në momentin kur policia e Shtetit ka marrë njoftimin për vrasjen e Mehmet Qemës. Pamjet e fundit tregojnë viktimën, 27 vjeç teksa kërkonte nga shoku që të ulte armën që kishte në dorë, ndërsa shokët e tij të tavolinës, Blerim Hoti, Erlind Peka, Braild Aga, Frankli Myftari dhe Xhuliano Koçi nuk lëvizën nga vendi për të parandaluar vrasjen e rëndë.

      Por si ndodhi ngjarja?

      Dosja.al sjell një dinamikë të plotë që nga momenti kur djemtë ishin ulur në tavolinë e deri në momentin kur u vetëdorëzuan në polici.

      6 djemtë ishin ulur në një tavolinë me njëri-tjetrin duke konsumuar pije energjike  (Red Bull) dhe cigare. Tavllat e duhanit janë gjetur plot nga policia e po ashtu edhe pijet energjike, raporton Gazeta Si.  Në bisedë e sipër, autori, Marjus Dema, i cili kishte marrë me qira edhe ambientin ku qëndronin djemtë, i përshatur në lokal, shfaqet me armë zjarri dhe teksa e drejton disa herë drejt viktimës, më pas qëllon.

      Një plumb në zemër mjaftoi… Mehmet Qema po humbiste gjak. Në tavolinë me djemtë ishte edhe Erlind Peka. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka rrëfyer rolin e tij në vrasje. Ai ka thënë se kishte hyrë për të bërë një kafe në banak për të shoqen, dhe kur është kthyer ka parë sesi Qema po përpëlitej dhe ishte gati të ndërronte jetë. Në këtë moment, Erlind Peka, bashkë me një person të cilin e përshkruan si “Çekrezi”, e ka marrë të riun në krah për ta transportuar në spital me një makinë tip “Mercedes Benz” me targa “AB…MD”. Në këtë moment, Erlind Peka e ka lënë të riun në autoambulancë dhe janë larguar pa lënë gjurmë.

       “Isha duke ndenjur me shokët dhe në një moment hyra në banak për t’i bërë një ekspres nuses dhe mbas shpinës dëgjova krismë. Kur u ktheva, të gjithë ishin të hutuar dhe të traumatizuar dhe asnjëri nuk po e ndihmonte. E kapa nga krahët për ta futur në makinë, por asnjëri nga të pranishmit aty për shkak te traumatizimit nuk po më ndihmonte. Makinën me të cilën solla Mehmetin e braktisa përpara spitalit të burgut dhe u largova më pas me makinën time”,-ka rrëfyer Peka në polici. Më pas, policia ka identifikuar në spital Mehmet Qemës i cili kishte ndërruar jetë. Ai kishte patentë dhe një unazë argjendi me inicialet e tij dhe një shqiponjë dykrenare.

      Por ku është arma?

      Ky është një tjetër detaj që sipas Policisë së Shtetit “thyen” vijën e rrëfimit të Marjus Demës, i cili këmbëngul se nuk kishte asnjë sherr dhe asnjë problem me viktimën dhe se e gjithë ngjarja ishte aksidentale. Dyshimet kryesore janë se gëzhoja e plumbit që vrau Mehmet Qamën u fsheh nga Frenkli Myftari ndërsa pistoleta u hoq nga Xhuliano Koçi. Dy miqtë e Marjus Demën kanë pastruar lokalin, madje bashkë me Mariu Halilin kanë hedhur mbeturinat në kosh. Ky pastrim sipas policisë ka pamundësuar edhe kërkimin për lëndë narkotike. Edhe për makineritë BITCOIN, nuk ka një version të saktë se pse ndodheshin atje. Pronari i biznesit i ka quajtur në polici “disqe” për të cilat ka dijeni Marjusi, të cilit i ka dhënë ambientin me qira.

    • 13:58

      Vrau shokun me armë zjarri! Efektivët e rikthyen në vendin ku ndodhi krimi, momenti kur Marius Dema largohet me makinën e policisë nga vila e bardhë në ‘5 Maj’

      Marius Dema, 28-vjeç, është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në kryeqytet, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 27-vjeçari Mehmet Qema. Ai është vetëdorëzuar në polici vetëm pak orë më parë, ndërsa autoritetet e kanë dërguar në vendin e krimit, ku ka ndihmuar në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

    • 12:41

      "Banda e 5 majit" kishte ngritur laborator Bitcoin-i brenda lokalit të Marjus Demës, policia gjeti kompjuterat e kriptomonedhave, zgjerohet pista e hetimit për konflikte të mundshme mes autorit dhe viktimës

      Edhe pse Marjus Dema këmbëngul se vrasja e shokut të tij ishte aksidentale efektivët e Policisë e kanë shtrirë hetimin edhe në një tjetër pistë; ajo e konflikteve të mundshme mes autorit dhe viktimës. Kjo jo pa arsye. Në ambientin e marrë me qira nga 28-vjeçari Marjus Dema, i përshatur në lokal, policia e Shtetit gjeti disa kompjutera ku ishin të instaluar programet softëare të investimeve përmes kriptomonedhave. Bursat online, metoda më e re e mashtrimit online ishte prezent edhe në biznesin e Demës dhe dyshimet kryesore të policisë janë se “Banda e 5 majit” ishin të përfshirë në investimin me Bitcoin, (monedha virtuale).  Tashmë grupi hetimor do të shqyrtojë edhe rreth kësaj piste për të parë nëse ka patur një konflikt real me bazë BITCOIN.

    • 12:33

      Vrau shokun me plumb në zemër, Marjus Dema ia plas të qarit para policëve: Më vjen keq për mikun jo për burgun

      Mehmet Qema, Marjus Dema

      Marjus Dema, 28 vjeç e ka patur të vështirë të rrëfejë para oficerëve të vrasjeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë, mënyrën sesi ndodhi ngjarja e rëndë, ku ngeli i vdekur shoku i tij, Mehmet Qema, 27 vjeç. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se marrja e dëshmisë së të riut ka qenë e vështirë për shkak se ai ka qenë duke qarë teksa tregonte sesi e ka qëlluar shokun me plumb në zemër. “Më dhimbset shoku, jo burgu”,-ka rrëfyer mes lotëve Marjus Dema.

    • 12:08

      “Armën e solli Mehmeti”/ Zbardhet dëshmia e Marjus Demës në polici: E kishte gjetur në rrugë, e mora dhe po luaja me shokët, se mbaj mend pas krimit ku e lashë

      Marjus Dema e ka mohuar qëllimin e vrasjes së shokut të tij, Mehmet Qema. Në dëshminë e tij në polici, burime për Dosja.al bëjnë me dije se 28-vjeçari është shprehur se nuk ka patur për qëllim të vriste shokun e tij. Ai ka deklaruar se arma ishte e viktimës dhe sipas tij, ai e kishte gjetur në rrugë.

      “Armën në tavolinë e solli Mehmeti. Arma ishte pa karikator dhe e vjetër. Mehmeti na tha se e kishte gjetur pistoletën në rrugë. Lokali ku ishim është i imi dhe e kam marrë unë me qira. E mora armën dhe po luaja duke ua drejtuar shokëve. Nuk doja ta vrisja. E bëra pa dashje, nuk e dija që arma ishte e mbushur. Pas krimit u trondita shumë dhe nuk e mbaj mend se ku e lashë armën”,-ka deklaruar Marjus Dema në dëshminë e tij. 

    • 11:48

      Rikthehet në vendngjarje...Policia çon Marjus Demën në lokalin ku vrau shokun me plumb në zemër, pistoleta e krimit ende nuk është gjetur

      Marjus Dema, 28 vjeç, autori i vrasjes së shokut të tij, Mehmet Qema është transportuar nga policia e Shtetit në vendin ku vrau shokun. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, Marjus Dema i shoqëruar nga një patrullë policie është tek zona e “5 majit”, tek lokali ku ndodhi krimi i rëndë. Kjo jo pa arsye. Arma e krimit ende nuk është gjetur. Gjetja e pistoletës do ti jepte një tjetër dinamikë hetimit të vrasjes së Mehmet Qemës, ngjarje e ndodhur ende për shkaqe të panjohura.

    • 11:34

      Shokët qeshën kur u vra... kush ishte Mehmet Qema, postimi i fundit në rrjetet sociale dhe miqësia me VIP-at shqiptarë

      Mehmet Qema, 27 vjeç ishte mbledhur me shokët e tij në një lokal te rruga “5 maji” mbrëmjen e djeshme kur jeta iu mor nga shoku i tij, 28-vjeçari Marjus Dema. Në pamjet e fundit të jetës, ai shihet teksa ngre duart lart në momentet kur shoku i tij i qendron përpara me armë në dorë. Në video shihet sesi shokët e tij qeshin duke e konsideruar kërcënimin me pistoletë si një lojë. Por nuk rezultoi e tillë. Djali nga Hasi humbi jetën për shkak të një plumbi që u shënjestrua në zemrën e tij.

      “Tallmani”, (djali i gjatë), siç e quante veten, më shumë sesa gjithçka, deshi miqtë e tij. Edhe postimi i tij i fundit në rrjetet sociale, iu dedikohet shokëve dhe lagjes “5 maji” që iu dha edhe emrin si “Banda e 5 majit”.

       

      View this post on Instagram

       

      A post shared by HASJANALI (@tallmann_)

    • 9:41

      TRONDITËSE! Loja ‘Ruletë ruse’ solli vdekjen e Mehmet Qemës, 27-vjeçarit fatkeq i qëlloi arma e mbushur

      Mehmet Qema

      Vrasja e Mehmet Qemës nuk ishte nga pakujdesia dhe as aksidentale. Mësohet se 27-vjeçari me miqtë e tij, mes tyre edhe autori Marjus Dema kanë qenë duke luajut lojën fatale që mban emrin “Ruletë ruse”. Radha ka qenë e Marjus Demës. Ky i fundit, siç e kërkon vetë loja, ka futur vetëm një plumb në armë dhe ka rrotulluar pjesën lëvizëse të revolverit. Më pas, ai ka drejtuar pistoletën drejt Qemës dhe ka qëlluar. Për fatin e keq të 27-vjeçarit, pistoleta qëlloi të ishte e mbushur në atë moment, gjë që i solli dhe vdekjen. Për këtë lojë përdoret revolveri standard ishte “Nagant M” e cili ka një mulli me shtatë vende për fishekë.

       Çfarë është ruleta ruse?

      Pistoleta që përdoret në ‘ruletë ruse’

      ‘Ruleta ruse’ është një lojë fatale vdekjeprurëse, ku jeta vihet vërtetë në rrezik. Lojtari vendos një plumb të vetëm në një revolver, rrotullon cilindrin, vendos grykën përballë kokës së tij dhe tërheq këmbëzën me shpresën se plumbi nuk do të dalë. Ndeshja klasike luhet me një pistoletë gjashtëshe, pra që ka 6 fole për plumbat, por ku vetëm njëra përmban plumb. Cilindri rrotullohen dhe ndalet në mënyrë të rastësishme. Loja nis kur lojtari i parë e vendos pistoletën në kokën e tij dhe shkel këmbëzën.

      “Ruleta ruse” bazohet si “lojë” tek ligjet e teorisë së probabilitetit: Shansi që arma të qëllojë rritet pas çdo të shtëne bosh. Kjo duke pasur parasysh se pistoleta me mulli ka një numër fiks vendesh për plumbat, dhe faktin që cilindri nuk rrotullohet pas çdo të shtëne. Duke qenë se kushtet janë të barabarta, probabiliteti që arma e zjarrit të qëllojë që me shkeljen e parë të këmbëzës është 1 në 6 ose 16.6 për qind; e dyta – 20 për qind, e treta – 25 për qind ; e katërta – 33.3 për qind ;e pesta 50 për qind; e gjashta është gjithnjë fatale, me 100 për qind shans që të qëllojë me plumb.

    • 9:16

      VIDEO–MOMENTI/ Çasti kur vritet Mehmet Qema, Marjus Dema i drejton armën dhe e qëllon


      Videoja e mëposhtme tregon sekondat e fundit të jetës së Mehmet Qemës, i cili u vra një natë më parë nga shoku i tij, Marjus Dema. Pamjet e publikuara nga Dosja.al tregojnë të rinjtë e ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Marjus Dema, me armë në dorë ndodhet përballë viktimës. Ai i drejton pistoletën Qemës dhe djemtë e tjerë ngrihen në këmbë, por Dema qëllon. Videoja nuk vijon më tej por këto pamje janë gjithashtu në duart e policisë.

    • 9:11

      “Banda e 5 majit”/ Kush është Mehmet Qema, miku i VIP-ave që u vra një natë më parë nga dora e shokut, pozat me reperin Marini, Meriton Mjekiqin dhe mikun e Stresit: Hekrat, hasjanali robt nuk ta falim

      Mehmet Qema, 27-vjeçari që u vra një natë më parë nga dora e shokut të tij, Marjus Dema kishte një rreth të zgjeruar miqsh, mes tyre edhe personazhë publikë. Dosja.al ka sigurar foto ku Qema shihet nën shoqërinë e reperit Mariglen Malaj, të njohur ndryshe si Marini.

      Në një tjetër foto shihet që Qema është edhe me moderatorin e njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqin. Në një tjetër ai shohet me mikun e ngushtë të reperit Arkimed Lushaj (Stresi), Blerim Hoti (Limi Hoti), i cili është shpallur në kërkim pasi ka dëshmuar krimin e rëndë.

      Të gjithë djemtë shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje merrnin pjesë në klipet e Stresit dhe të Marinit. Ata njiheshin edhe si ‘Banda e 5 majit’. Në një foto të publikuar nga Marini shihet që përshkrimi mban fjalën “Hekrat”, siç ata e quanin veten. Ndërsa krah një tjetër fotoje ku Qema shihet krah Erlin Pekës, një tjetër mik i tij i shpallur në kërkim për krimin e rëndë shkruhet: hasjanali robt nuk ta falim.

    • 08:50

      EMRAT + DETAJE/ Dëshmuan vrasjen e Memet Qemës dhe çuan të vdekur në spital, kush janë miqtë e viktimës dhe autorit që janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe shoku i Stresit

      Dosja.al ka zbardhur emrat e pesë personave që janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi ishin një natë më parë bashkë me Mehmet Qemën dhe Marjus Demën, në momentin që ndodhi krimi i rëndë. Të rinjtë panë me sytë e tyre se si Dema nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi mbi Qemën.

    • 8:21

      Vrasja e Mehmet Qemës, policia jep detaje: Po kërkojmë autorin, qëlloi me dashje! Pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim, nuk kallëzuan krimin

      Tiranë. Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

      Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

      Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

    • 08:15

      Vrau shokun me plumb në zemër, publikohet fotoja e Marjus Demës, i riu pozonte krah për krah me viktimën

      Marjus Dema

      Dosja.al ka siguruar foton e autorit të krimit të ndodhur një natë më parë në rrugën “5 maji” në Tiranë. Personi që shikoni në foton e mëposhtme është pikërisht Marjus Dema, i cili qëlloi me armë zjarri mikun e tij me të cilin po ndante tavolinën, bashkë me disa djem të tjerë. Në një tjetër foto, viktima Mehmet Qema dhe autori Marjus Dema duket që pozojnë krah njëri-tjetrit, të buzëqeshur.

    • 8:14

      Vrasja e Mehmet Qemës në Tiranë, policia shpall në kërkim 6 persona, mes tyRe edhe Marjus Demën

      Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë Marjus Qema, janë shpallur në kërkim 6 persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes mes të cilëve mendohet se është dhe autori, Marjus Dema.

    • 07:47

      Plumbi në zemër i mori jetën! Dalin fotot e Mehmet Qemës, me tatuazhe të shumta në trup e varëse në qafë!

      Personi që shihni në fotot e mëposhtëme është Mehmet Qema, personi që u vra mbrëmjen e djeshme nga një plumb në zemër. Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Marjus Dema. Në momëntin e vrasjes, viktima ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, 27-vjeçari shfaqet me tatuazhe të shumta në trup, me orë dhe varse.

    • 07:41

      Zbardhen detaje të tjera nga vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë! Viktima ishte ulur në kafe me 5 djem, mori vetëm një plumb në zemër

      Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e ndodhur mrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Mësohet se i riu në momentin e ngjarjes së rënë ka qenë ulur në tavolinën e një bar-kafeje së bashku me 5 shokë të tjerë. autori i dyshuar i krimit, Marjus Dema ka qëlluar në drejtim të Qemës dhe plumbi në zemër i ka prerë jetën në mes këtij të fundit. Pas kësaj, shokët kanë dërguar në spital 27-vjeçarin, por që nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve të marra.

    Shto Koment