Aktualitet

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi shqiptari në mes të Shkupit, plumbat i morin jetën edhe kushëririt të tij, kush isht

13 Maj 2021, 07:25 Nga DOSJA
Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi shqiptari në mes të

MAQEDONIA E VERIUT- Kamer Idrizi, 42 vjeç, banues në Shkup dhe me origjinë nga Shqipëria është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi bashkë me kushëririn e tij, duke përgjakur natën e fundit të muajit të Ramazanit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në lagjen Butel të Shkupit, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovinë” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Idrizi po udhëtonte me automjetin e llojit ‘Golf 7”, bashkë me të riun 22 vjeç, me inicialet E.I., në momentin që persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi. Idrizi vdiq në vend, ndërsa 22-vjeçari që e prekën gjashtë plumba u dërgua në urjgenë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe kanë mbledhur prova të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për krimin e dyfishtë. Pista ku po hetohet është e shkuara e errët e vetë Idrizit.

Kamer Idrizi njihej si një biznesmen i fuqishëm dhe një person problematik në zonë. Më shumë ai u bë i njohur për publikun e gjërë në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj hotelit të tij ‘Alexander Palace’ në Shkup. Fatmirësisht Kamer Idrizi bashkë me miqtë e tij  Jeton Krivanjeva, Afrim Sulimani dhe Ensar Iseni, shpëtuan, por siç duket personat në fjalë u rikthyen dy vite më vonë.  Dyshohet se mes tyre ka pasur probleme për shkak të tregut të lëndëve narkotike.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kamer idrizi kzekutohet kamer idrizi vritet shqiptari ne maqedoni kamer idrizi kzekutohet kamer idrizi vritet shqiptari ne maqedoni

Sondazh

Poll