Aktualitet

“Defender 2021”, polumbarët shqiptarë dhe ata amerikanë stërvitje në bazën ushtarake të Pashalimanit

13 Maj 2021, 07:49 Nga DOSJA
“Defender 2021”, polumbarët shqiptarë dhe ata

VLORË– Vijon stërvitja ‘Defender 2021’! Në kuadër të kësaj stërvitjeje, marinsat amerikanë dhe polumbarët shqiptarë kanë kryer ditën e sotme stërvitjen në bazën e Pashalimanit pranë Vlorës. Pjesë e stërvitjes është bërë edhe nëndetësja 105.

Stërvitja “Defender Europe 2021” që u hap zyrtarisht më 26 prill, do të mbahet deri më 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar  jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet “defender europe 21” stervitje ne pashaliman “defender europe 21” stervitje ne pashaliman

Sondazh

Poll