Aktualitet

Kontrolli Teknik i mjeteve nis pas 4-muajsh pezullim, Gonxhja: Kolaudimi nis fillimisht për 150 mijë automjete

13 Maj 2021, 08:40 Nga DOSJA
Kontrolli Teknik i mjeteve nis pas 4-muajsh pezullim, Gonxhja: Kolaudimi nis

TIRANË– Kontrolli teknik i mjeteve nis këtë muaj, pas pezullimit që prej janarit të këtij vitit. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhaj, i cili tha se kolaudimi do të nisë brenda pak ditësh. 

Në një  lidhje direkte me ReportTv, Gonxhja ka sqaruar se kolaudimi do rifillojë fillimisht për 150 mijë mjete që nuk janë përfitues të ndryshimeve ligjore. Pra për ato mjete që janë pa certifikatë  të vlefshme pasi ju është refuzuar kolaudimi vjet, për mjetet e përdorura që janë regjistruar në vend pas datës 31 dhjetor 2020, si dhe për taksitë, autoshkollat apo ambulancat të cilat kanë plotësuar 12 muaj dhe duhet ti nënshtrohen kolaudimit. 

Ai shtoi se faza e dytë e kolaudimit do të fillojë për mjetet që përfitojnë nga ndryshimet e Kodit Rrugor të cilat do të njoftohen hap pas hapi nga DPSHTRR dhe në E-Albania. 

Shërbimi do të nisë së pari me mjetet që janë refuzuar në kolaudim vjet, pra ata pa certifikata të vlefshme dhe që s’kanë përfituar as shtyrje afati, as zgjatje afati. Pastaj kemi mjetet me kilometra të regjistruara pas datës 31 dhjetor 2020 që do t’i nënshtrohen kolaudimit për herë të parë.

Përveç tyre janë dhe mjetet taksi, autoshkolla, ato që shërbejnë për transport udhëtarësh e ambulanca që u është bërë 12- mujorshi, 6+6. Pra, kanë kapur afatet e normave të reja të ndryshuara. E kështu gradualisht do të ecim”, tha Gonxhe.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhja kolaudimi i makinave blendi gonxhja kolaudimi i makinave

Sondazh

Poll