Aktualitet

Spartak Ngjela: Bledar Birçaj mund të jetë vrarë nga vetë shteti, agjenti që ishte me të më lë të dyshoj…

13 Maj 2021, 07:01 Nga DOSJA
Spartak Ngjela: Bledar Birçaj mund të jetë vrarë nga

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela është shprehur se në vrasjen e biznesmenit Bledar Birçaj e kanë organizuar shërbimet e agjenturës.

I ftuar në “Open”, përmes një lidhjeje me Skype, Ngjela tha se fakti që në një makinë me Birçajn ishte edhe një agjent i anti-drogës, tregon se ai mund të jetë vrarë nga vetë shteti dhe se polici ka qenë i kamufluar.

“Nuk jam fort brenda krimi, por fakti që me të ka qenë dhe një agjen anti-droge….shiko në Perëndim këta i vret vetë shteti. I vret shteti me shërbimet e agjenturës. Vjen një moment që krimi i organizuar mund shtetin. Në këtë moment hyn në veprim shërbimet. Në Shqipëri nuk e di se cilat shërbime futen. Kjo është një vrasje që kanë dorë shërbimet e agjenturës. Të paktën kështu mendoj unë, duhet ta shohim çështjen në disa këndvështrime.

Shërbimet godasin krimin e organizuar dhe nuk e bëjnë me dorën e tyre. Rekrutohen dhe veprojnë në momentin e duhur. Nuk e di mirë se si është kjo ngjarje, por duhet të analizojmë çdo gjë. Dhe këta agjentë që rekrutohen e janë në shërbim, kur ndodh ngjarja s’ka çfarë t’i bëjë ligji. Mos kujtoni se nuk ka dorë shërbimi në këto ngjarje,”- tha Ngjela.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar bircaj spartak ngjela vritet bledar bircaj bledar bircaj spartak ngjela vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll