Aktualitet

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Korçë, kapet edhe një tjetër që ishte shpallur në k

13 Maj 2021, 08:11 Nga DOSJA
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

KORÇË– Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë në Korçë ditën e sotme në kuadër të operacionit “Perimetri”, ndërsa është ndaluar dhe një tjetër i shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se F. B., 23 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç janë kapur në rrugën dytësore Rëmbec teksa kanë tentuar të kalojnë në rrugë të paligjshme emigrantë të huaj  kundrejt fitimit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. U kapën duke transportuar kundrejt shpërblimit 3 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Ndalohet edhe 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcat Speciale “Shqiponjat” në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. B., 23 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e policisë rrugore kanë kapur në rrugën dytësore Rëmbec, Maliq, shtetasit e mësipërm duke transportuar me mjetin tip “Nissan”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu po nga këto struktura, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim L. Ll., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.02.2021, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne korce operacioni perimetri arrestohen dy persona ne korce operacioni perimetri

Sondazh

Poll