Aktualitet

U përplas nga treni, humb jetën 16-vjeçari në Durrës pas 3 orësh operacion

20 Maj 2019, 09:21 Nga DOSJA
U përplas nga treni, humb jetën 16-vjeçari në Durrës

Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës te stacioni i Trenit. Mësohet se  një lokomotivë e trenit ka aksidentuar një 16-vjeçar, i cili pas tre orëve operacion në spitalin e Durrësit, ku humbur jetën. 

I riu, i identifikuar si Samuel Kokomani, ishte duke kaluar shinat e trenit, me kufje në vesh në momentin që është aksidentuar. Ai është tërhequr zvarrë për disa minuta nga treni dhe aty mori plagë të rënda, të cilat i sollën dhe vdekjen. 

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe drejtuesi i trenit, makinisti është shoqëruar në polici.

Theksojmë  se treni ka qenë me 5 km/h në momentin e aksidentit. Zona ka qenë e rrethuar me rrjetë dhe nuk dihet si i riu ka përfunduar në vendin ku u aksidentua.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës samuel kokomani treni perplas 16 vjeçarin ne durres aksident në durrës samuel kokomani treni perplas 16 vjeçarin ne durres

Sondazh

Poll