Aktualitet

“Enver Hoxha, burri më i madh i kombit”, Drejtoresha dhe mësuesi i gjimnazit në Tepelenë: E kemi në program mësimor

20 Maj 2019, 13:58 Nga DOSJA
“Enver Hoxha, burri më i madh i kombit”, Drejtoresha dhe

GJIROKASTËR- Pas publikimit të një fotoje e shkëputur nga një veprimtari praktike në gjimnazin “Abaz Shehu” në Tepelenë, vjen reagimi i stafit drejtues të shkollës.

E pyetur nga Dosja.al, drejtoresha e këtij institucioni, Matilda Çela, ish-kandidate e listave të PS për deputete në qarkun e Gjirokastrës, ka thënë se e gjitha është bërë konform rregullave të veprimtarisë mësimore.

“Është bërë e gjitha konform rregullave. S’ka asnjë propagandë në këtë mes.”-ka thënë ajo.

Dosja.al kontaktoi edhe me mësuesin e Historisë, përgjegjës për shfaqjen e portretit të diktatorit Enver Hoxha në një orë mësimi.

Nekim Liçaj, mësues Historie në këtë gjimnaz, ka thënë se është shkëputur një foto nga konteksti, dhe më pas mediat kanë shpifur.

“Ajo foto është shkëputur nga konteksti. Veprimtaria e praktikës është e përcaktuar në programin mësimor. Në program ka qenë edhe tema për komunizmin. Nxënësi që ka zgjedhur ka vendosur foton e diktatorit.  Këto janë shpikje të disa gazetarucëve.”-është shprehur ai.

Ditën e sotme, një foto e publikuar nga Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, ka bërë xhiron e rrjetit.

Bëhet fjalë për një punim nga një nxënëse e kësaj shkolle, ku figura e Enver Hoxhës ka qenë personazh i temës “Një ditë me Enver Hoxhën”, ndërsa në punim thuhet se ai ishte burri më i madh i Kombit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enver hoxha matilda cela nekim licaj propaganda komuniste enver hoxha matilda cela nekim licaj propaganda komuniste

Sondazh

Poll