Aktualitet

Zgjidhet ngërçi, caktohet gjyqtarja e tretë për grupin e Shullazit dhe trupa e re për Izet Haxhinë (Emrat)

20 Maj 2019, 13:52 Nga DOSJA
Zgjidhet ngërçi, caktohet gjyqtarja e tretë për grupin e

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar ditën e sotme gjyqtaren e tretë për grupin e Emiliano Shullazit dhe trupën e re gjykuese për Izet Haxhinë.

Për dosjen e grupit Shullazi, gjyqtarja e tretë është caktuar Valdete Hoxha, gjyqtare pranë Apelit të Krimeve të Rënda. Ndërkohë për dosjen e Izet Haxhisë, ish-trupërojën e Sali Berishës kryesues është caktuar gjyqtari Lazer Sallaku, ndërsa anëtarë Erjon Bani dhe Kujtim Vranici.

Dosja Shullazi

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal kreun e bandës Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.

Grupi e dërgoi në Apel vendimin e Krimeve të Rënda, proces i cili u zvarrit disa herë që prej janarit të këtij viti për shkak të largimit nga treshja Gjykuese e gjyqtares Saida Dollani. Shkak për largimit të gjyqtares ishte kërkesa e mbrojtjes së Shullazit, e cila u pranua.

Dosja Izet Haxhia

Izet Haxhia u dënua  me 25 vite burg në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari. Pas 17 vitesh dënim në mungesë, në maj të viti të kaluar Izet Haxhia u rikthye nga Turqia për të rihapur çështjen. Krimet e Rënda pranuan kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes ‘Hajdari’ dhe procesi do të rinisë në Gjykatë e Shkallës së Parë. Më 18 mars tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të anulonin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për të rihapur gjithë procesin me një tjetër trup gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Deputeti Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan katër persona përfshi dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja shullazi erjon bani izet haxhia klgj kujtim vranici lazer sallaku valdete hoxha vrasja e azem hajdarit dosja shullazi erjon bani izet haxhia klgj kujtim vranici lazer sallaku valdete hoxha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll