Aktualitet

Shqiptari shpallet ‘hero’ nga mediat italiane, la dasmën në mes për të shpëtuar të moshuarën

20 Maj 2019, 14:15 Nga DOSJA
Shqiptari shpallet ‘hero’ nga mediat italiane, la dasmën

ITALI– Një shqiptar është shpallur ‘hero’ nga mediat italiane për një gjest madhor që ka bërë në ditën e tij të dasmës.

Bëhet fjalë për mjekun Sokol Berisha, i cili në ditën e dasmës së tij i shpëtoi jetën një turisteje 60-vjeçare.

Ai i tha ‘po’ dashurisë së jetës së tij në altar dhe sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, pa një të moshuar që ishte rrëzuar në tokë.

Mjeku shqiptar nuk u nis për të festuar me të gjithë dasmorët e tjerë, por i erdhi në ndihmë turistes. Berisha mori defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë dhe i shpëtoi jetën 60-vjeçares.

Sokol Berisha është një mjek me origjinë shqiptare, i cili prej vitesh jeton në Peruggia.

Ai njihet edhe si bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme, të cilët në një status në rrjetet sociale, e përshkrujanë shqiptarin si hero.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali mjeku hero mjeku shqiptar sokol berisha itali mjeku hero mjeku shqiptar sokol berisha

Sondazh

Poll