Aktualitet

89-vjeçarja greke vritet nga grabitësit, shqiptari ndihmon policinë, tregon përgjimet me autorët

20 Maj 2019, 14:46 Nga DOSJA
89-vjeçarja greke vritet nga grabitësit, shqiptari ndihmon

GREQI– Një 89-vjeçare ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra gjatë një grabitjeje të dhunshme në banesën e saj.

Pesë persona janë vënë nën hetim për vrasjen e bujshme të të moshuarës, e cila ndërroi jetë nga dhuna barbare e grabitësve. Pesë grabitësit e goditën në kokë dhe pjesë të tjera të trupit 89-vjeçaren duke i shkaktuar vdekjen.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të policisë greke ka ardhur një shqiptar 34 vjeç, me banim në Heraklion.

Shqiptari ka deklaruar në polici se cilët janë grabitësit, të cilët sipas tij i kishin bërë gjithashtu ftesë që të merrte edhe ai pjesë në grabitjen makabre.

Për të vërtetuar deklaratën e tij, 34-vjeçari shqiptar ka dorëzuar biseda të regjistruara dhe telefonata me grabitësit.

Marrë nga real.gr

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deshmia e shqiptarit greqi vritet e moshuara ne greqi deshmia e shqiptarit greqi vritet e moshuara ne greqi

Sondazh

Poll