Aktualitet

Gruaja i helmoi nënën me fostoksinë, djali dëshmon në Gjykatë: Çfarë ndodhi ditën e ngjarjes

20 Maj 2019, 12:59 Nga DOSJA
Gruaja i helmoi nënën me fostoksinë, djali dëshmon në

TIRANË– Në Gjykatën e Krimeve të Rënda sot është zhvilluar seanca kundër Marjana Çmeta, e cila akuzohet për vrajsen e vjehrrës së saj.

Në seancën e sotme ka dëshmuar Oltion Lame, i cili është djali i viktimës dhe burri i të akuzuarës. Gjatë seancës së sotme Lame, dëshmoi mbi ngjarjen, mënyrën se si e mori vesh vdekjen dhe më pas për vrasjen e nënës, nga videoja e Hoxhës.

Sipas tij, nëna dhe ish gruaja edhe më herët kanë pasur konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia. “Ditën e ngjarjes, nëna kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin”- tha djali, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë.

Po sot në gjykatën kanë dhënë dëshminë e tyre dhe 6 persona të tjerë, të cilët janë të afërm të Oltion Lamit dhe dëshmitarë okularë, të cilët treguan detaje nga ky krim makabër. Kujtojmë se Marjana Çmeta helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj, Lirie Lame, pas konflikteve që kishin pasur me njëra-tjetrën.

Krimi i kryer nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmoi vjehrren me fotoksine lirie lame marjana çmeta oltion lame helmoi vjehrren me fotoksine lirie lame marjana çmeta oltion lame

Sondazh

Poll