Politike

Tre vrasje në 24 orë, Meta: Të zbardhen menjëherë nga drejtësia, autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen dhe të mar

12 Maj 2021, 13:28 Nga DOSJA
Tre vrasje në 24 orë, Meta: Të zbardhen menjëherë nga

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të zbardhin krimet e ndodhura në ditët e fundit në vendin tonë.

Në një status në Facebook, tre ditë pas në Shqipëria janë shënuar shtatë të vdekur dhe dy të plagosur, Kreu i Shtetit kërkon kapjen e autorëve dhe ndëshkimin e tyre.

Meta shton se aktet kriminale janë kryer në zemër të qyteteve tona dhe se po tronditin rëndë opinionin publik.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor,”- shkruan Meta.

Por çfarë ka ndodhur?

Teksa politika diskuton mbi manipulimet e mundshme që mjund të kenë ndodhur më 25 prill 2021, Shqipëria është nën ethet e plumbave. Në Vlorë, Tiranë dhe Elbasan, tri vrasje kanë ndodhur në më pak se 24 orë, dy prej tyre pa asnjë gjurmë nga autorët. Ngjarjet dyshohet se lidhen me përplasjen mes grupeve kriminale dhe prishjen e pazareve të drogës. Reagimi ka ardhur edhe nga presidenti Ilir Meta i cili ka kërkuar zbardhjen dhe kapjen e autorëve.

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta vrasjet ne maj 2021 ilir meta vrasjet ne maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 12 Maj 2021, 11:56

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e djeshme ministrat në një darkë në Dajt.‘Top News’ bën të ditur se gjatë darkës është diskutuar për ndryshi...