‘Këtu në Kamëz duan të luftojnë komunizmin’, Rama i drejtohet të riut: Më mirë të bësh piktura se të luash bingo
12 Maj 2021, 11:12Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Kamëz, aty ku ndoqi nga afër procesin e rindërtimit të banesave. Teksa u ul në tavolinë me kryefamiljarin dhe personat e tjerë, Rama tha se nuk kishte mundësi të qëndronte më gjatë.
“Përshëndetje, se kemi edhe të tjera, po filluam kshu nuk mbarojmë dot. Respekte, të falenderoj shumë”- tha Rama.
Ndërkohë Rama vijoi dhe me batutat e tij, duke thënë se qytetarët në Kamëz duan që të luftojnë komunizmin mirëpo pavarësisht kësaj, ata do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.
BISEDA:
“Rama: Ke pas besim që do bëhet ? Qytetari: Tepër besim Rama: Hiqja këtë mbulesën. Shum mirë e ? Më e madhe se ç’ishte apo… e më e madhe, në rregull. Qytetarja: Gëzuar edhe festën e bajramit. Rama: Rrofsh, respekte. Bajrami është nesër. Gratë e dinë se cfarë është puna, nuk e dinë kollaj, kurse burrat e dinë kollaj. Hajde këtu, a ka qenë babi dyshues apo jo ?
Vajza: Jo jo, është njeri i mirë.
Rama: Moj unë e di se është njeri i mirë por po pyes për gjë tjetër”
Rama: U kry dhe shtëpia. Erdha se nuk e besonte se do të ndërtohej. Gratë më besojnë, burrat nuk më besojnë. Burrat i dinë kollaj gjërat. Ne kemi bërë detyrën dhe do ta bëjmë deri në fund.
Banori: Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.
Edi Rama: Këtu në Kamëz prapë duan të luftojnë komunizmin, por ne do bëjmë punë, pavarësisht si e japin votën qytetarët. Ti me çfarë merresh?
Banori: Unë rri këtu në shtëpi dhe bëj piktura.
Edi Rama: Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaron se Reforma në Drejtësi dhe ndryshimi i sistemit të drejtësisë është realizuar falë vizionit të saj. ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Lezhë ku ka folur para mbështetësve të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha tha...
TIRANË– Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka rrëfyer punën e saj të parë, para se t’i futej politikës.E ftuar në “Top Albani...
TIRANË– Humbja e opozitës në zgjedhje ka hapur një debat në opinionin publik nëse ka një përplasje të fortë mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lul...
TIRANE– Në seancën që është zhvilluar sot në KAS, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim Altin Kaziaj deklaroi se emigrantët që erdhën nga Greqia dhe M...
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar sot zyrtarisht kërkesën e Partisë Demokratike, Lëvizjes Sociali...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar të gjithë infermierët e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit. Në një postim ...