Politike

Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori Olsian Çela: Duhet hetim i plotë dhe i shpejtë! Prokurorët duhet të jenë të besueshëm dh

12 Maj 2021, 13:19 Nga DOSJA
Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori Olsian Çela: Duhet hetim i plotë dhe

DURRËS– Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi sot nga qyteti i Durrësit se krimi zgjedhor do të hetohet dhe do të ketë një reagim konkret nga Prokuroritë e rretheve. Çela u pyet shkurtimisht nga gazetarët në lidhje me krimin zgjedhor dhe tha se rezultati i hetimit është i rëndësishëm, por transparenca gjithashtu.


“Është pjesë e një seri takimesh që do zhvillojmë në disa prokurori, që në fokus do të jenë hetimet për krimet zgjedhore ndërkohë që do të trajtojmë edhe disa çështje të tjera që lidhen me pastrimin e parave apo me zbatimin e ligjit antimafia. Në lidhje me hetimin e krimeve zgjedhore është kërkuar nga prokuroritë të ketë përgjigje të shpejta në drejtim të këtyre proceseve. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen me proces transparent, që publiku të jetë i qartë, e të ketë informacion të plotë në atë çka bërë Prokuroria.

Duhet të jemi të besueshëm dhe integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë. Çështja e zgjedhjeve është çështje që prek shumë prokurori të rretheve gjyqësore e kanë impakt në të gjithë vendin, ndaj rezultati i çdo hetimi, është i rëndësishëm. Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota, të kryhen në kohën e duhur e rezultatet t’i përcillen publikut. Ne jemi drejtuar disa herë prokurorive të rretheve gjyqësore, i është ofruar mbështetja për të kryer hetimet e plota dhe profesionale që lidhen me zgjedhjet”,-tha Çela.

Kryeprokurori foli edhe për punën e SPAK dhe vrasjen e 21 prillit në qytetin e Elbasanit ku Pjerin Xhuvani u vra gjatë një përplasje mes SMV-ve të Partisë Demokratike dhe një grupi pranë Partisë Socialiste. “Është e vështirë të trajtojmë sot të gjitha temat. Ka nevojë prokuroria mos humbi fokusin mbi asnjë çështje të rëndësishme. Prokurorët të bëjnë detyrat dhe të jenë pararojë të të gjitha zhvillimeve, proaktivë, aq më tepër ndaj krimit të organizuar. Prokurorët të ruajnë, të jenë koherente dhe të kenë bashkëpunim me SPAK qoftë për krimin e organizuar, trafiqet. Blerja e votave është kompetencë e SPAK”, përfundoi kryeprokurori.

Numri një i hetimit u pyet edhe për vrasjet e bujshme që kanë tronditur Shqipërinë. “Ngjarjet kriminale duan kohë për përgjigje”,-tha Çela. 

Por çfarë ka ndodhur?

Teksa politika diskuton mbi manipulimet e mundshme që mjund të kenë ndodhur më 25 prill 2021, Shqipëria është nën ethet e plumbave. Në Vlorë, Tiranë dhe Elbasan, tri vrasje kanë ndodhur në më pak se 24 orë, dy prej tyre pa asnjë gjurmë nga autorët. Ngjarjet dyshohet se lidhen me përplasjen mes grupeve kriminale dhe prishjen e pazareve të drogës. Reagimi ka ardhur edhe nga presidenti Ilir Meta i cili ka kërkuar zbardhjen dhe kapjen e autorëve. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike humbja e zgjedhjeve krimi zgjedhor 2021 olsian cela humbja e zgjedhjeve krimi zgjedhor 2021 olsian cela

Sondazh

Poll

Politike 12 Maj 2021, 11:56

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e djeshme ministrat në një darkë në Dajt.‘Top News’ bën të ditur se gjatë darkës është diskutuar për ndryshi...