Politike

“5 me 2 ia bënë lezhjanët regjimit”, Basha batutë në Lezhë, modifikon shprehjen e njohur…

12 Maj 2021, 10:07 Nga DOSJA
“5 me 2 ia bënë lezhjanët regjimit”, Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka “modifikuar” një shprehje të njohur. I pranishëm në Lezhë në një takim me mbështetësit e Partisë Demokratike, Basha foli sërish për pretendimet e tij se kryeministri Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa fliste, Basha në vend të thoshte që lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit ia bënë 8 me 2 regjimit, tha ‘5 me 2’ duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve.

“Tek po vija këtu, i thashë Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre,”- tha Basha.

Dëgjojeni videon:

 

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gafa e bashes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 gafa e bashes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll