Politike

Erion Braçe: Ka një treg që nuk ndëshkon ata që qarkullojnë me armë pa leje, policë, prokurorë e gjyqtarë që tradhët

12 Maj 2021, 11:06 Nga DOSJA
Erion Braçe: Ka një treg që nuk ndëshkon ata që

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kërkuar që të shkatërrohet ‘tregu’ që sipas tij bën që personat që qarkullojnë me armë zjarri pa leje të mos ndëshkohen, siç e parashikon ligji. Në një status në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ky treg nis me policë të korruptuar që tradhtojnë ligjin dhe kolegët e deri te prokurorët dhe gjykatësit që janë ende në sistem.

Ai shton më tej se ky treg duhet shkatërruar me ndëshkim gjithëpërfshirës dhe monitorim dhe kallëzim të çdo rasti që kapet me armë pa leje dhe nuk dënohet me të paktën 5 vite burg.

“Arma në brez ka dyshime 5 vite në burg. Asnjë ditë më pak. Ligji është shumë i qartë. Kush mban armë pa leje dënohet deri në 7 vite burg. Shoh çdo ditë njoftime të policisë që kapen me armë pa leje. Në makinë, me vete, në publik! Sa janë dënuar nga këta?

Sa janë në burg nga këta? Ka një arsye që armët qarkullojnë lirisht. Pandëshkueshmëria. Nuk ka trim që bën 5 vite burg për armën në brez pa një garanci që nuk mbyllet 5 vite brenda. Ka një treg të viteve të burgut për armëmbajtjen pa leje ta themi siç është.

Nis me policë të korruptuar që tradhëtojnë ligjin dhe kolegët, vijon me prokurorë dhe gjykatës të korruptuar ende në sistem. Ky treg duhet shkatërruar. Me ndëshkim gjithëpërfshirës. Patjetër edhe me monitorim e kallëzim të çdo rasti të armëmbajtjes pa leje që kapet nga policia e nuk dënohet me 5 vite burg,”- shkruan Braçe.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll