Politike

38 mijë vaksinat nga COVAX, Kurti: Janë nga AstraZeneca, kemi synim të imunizojmë 60% të popullsisë

12 Maj 2021, 11:48 Nga DOSJA
38 mijë vaksinat nga COVAX, Kurti: Janë nga AstraZeneca, kemi synim

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se vaksinat e ardhura ditën e sotme në Kosovë ishin nga shpërndarja e COVAX, dhe ishin nga AstraZeneca. Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se deri në fund të vitit ka synim që të vaksinojë rreth 60% të popullsisë. Ai gjithashtu është shprehur se me vaksinimin e popullsisë do të lehtësohet edhe më shumë puna e stafit mjekësor.      

Postimi i plotë:

Sot, në ditën ndërkombëtare të infermierëve, kanë arritur 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19. Së bashku me Ministrin Vitia, Ambasadorin Abbott, Ambasadorin Szunyog, Ambasadoren Butel, Ambasadorin Rohde, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, drejtorin e UNICEF-it, Murat Sahin, dhe drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno, pranuam kontingjentin e ri me vaksina në kuadër të Aleancës COVAX.

Infermierët, qysh nga muaji mars i vitit të kaluar, kanë qenë në front të përballjes me pandeminë COVID-19. Ata asnjë ditë nuk kanë pushuar e më së paku janë kujdesur për vetveten, sepse pareshtur janë përkujdesur për shëndetin tonë. Edhe tani, në fazën e vaksinimit, infermierët po luajnë një rol kyç. Përkushtimi i tyre i përditshëm na detyron neve si qeveri që të angazhohemi maksimalisht që të sigurojmë doza sa më shumë, në mënyrë që të përmbushim synimin që brenda vitit të imunizohen 60% të popullatës. Kështu, shpresojmë që do t’ua lehtësojmë punën sadopak infermierëve tanë.

Ditën e sotme Kosova mori nga shpërndarja e programit COVAX, 38.400 vaksina nga AstraZeneca. Kjo është hera e dytë që Kosova merr vaksina nga COVAX.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albin kurti nis vaksinimi ne kosove albin kurti nis vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll