Politike

Kërkesa e PD dhe LSI për rishikimin e rezultatit, PS: Efekti ligjor është zero, deklarata politike, shumica janë shpifje!

12 Maj 2021, 11:16 Nga DOSJA
Kërkesa e PD dhe LSI për rishikimin e rezultatit, PS: Efekti ligjor

TIRANE– Eridian Salianji, përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deklaroi se kërkesat e opozitës, PD-LSI janë të pavlefshme. Sipas Salianjit, deklaratat e PD janë shpifje. “Në lidhje me kërkesën e PD efektin ligjor e ka zero, është kërkesë e mbështetur në deklarata politike të cilat në shumicë janë shpifje ndërsa në rastin më të mirë janë opinione“, tha ai.

Por në çfarë faze është tashmë procesi pas 25 prillit?

Pas humbjes së opozitës në zgjedhje, Partia Demokratike, LSI, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e Vetëvendosjes nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve. PD-AN ka dorëzuar 10 dosje voluminoze në KAS ku sipas saj faktohet tjetërsimi dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën. PD i quan këto zgjedhje si një masakër elektorale të treshes Rama-Doshi-Rakipi.

LAJMI KRYESOR: Ankesat e partive për rezultatin e zgjedhjeve, KAS shqyrton kërkesat, LSI: Në Dropull Vangjel Tavo dilte forcë e parë, urdhëri i MSH pati qëllim ta godiste

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike eridian salianji pd ankimon ne kas eridian salianji pd ankimon ne kas

Sondazh

Poll